Connect with us

Aktualitet

400 milionë euro në shënjestër/ SPAK “zbarkon” në Porto Romano, sekustron dosjen e tenderit

SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit.

Sekuestrimi është kryer të martën pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës.

Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim.

Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.

Advertisement