Connect with us

Kronike

SPAK “sytë” nga zhdukja e Ervis Martinaj, kush po përflitet si i dyshuari kryesor?

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga zhdukja e tij, deri më tani Policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar. Por operacioni i fundit i zhvilluar nga SPAK mund të çojë në detaje të reja.

Gazetari Elton Qyno shkruan se arrestimi i Elidon (Aldo) Avdylajt në Tiranë, ka shumë gjasa që tashmë të kthejë sytë e SPAK, tek zhdukja e biznesmenit, Ervis Martinaj. Në 2022 dosja u regjistrua për akuzën e “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” kryer në formën e bashkëpunimit. Por pas disa vite hetim çështja nuk solli asgjë, veç disa kontrolleve në banesat e Astrit Avdylit, Jasin Avdylit dhe Aldo Avdylit.

Kontrollet nuk sollën asnjë rezultat për hetimin, por për Policinë dhe Prokurorinë e Lezhës, Aldo Avdylajt, ka qenë një ndër personat kryesorë të dyshuar se ka marrë pjesë në zhdukjen e Ervis Martinaj. Pas kapjes së Aldo Avdylajt në zonë e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, mësohet se SPAK ka shfaqur interes për tërheqjen e akteve të kësaj dosje me qëllim studimin dhe pyetjen e mëtejshme në burg të Aldo Avdylit.

Në bisedat e zbardhura nga SPAK, Astrit Avdylaj rezultoi se ka pasur komunikime dhe aleancë të ngushtë me grupin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe ish-bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë që në 9 gusht të vitit 2022.  Në një episod të dosjes së SPAK, që ZËRI ka zbardhur, Aldo Avdyli ndihmohet nga grupi i ish-deputetit Arben Ndoka për të hyrë në Shqipëri për të marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit. Më 3 korrik të 2020, Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.

Vrasja e Durim Bamit nuk u arrit dhe në një tjetër episod të dosjes së SPAK, Aldo shprehej i revoltuar me Ervis Martinajn. Në bisedat mes nipit të Astrit Avdylaj dhe Arben Mërkurit, duket se bandat kishim një mosmarrëveshje dhe nga mesazhet e shkëmbyra kuptohet se dyshja nuk kishin marrë lekë nga Vis Martinaj për vrasjen që do kryenin.

Aktualisht, Aldo Avdyli ka vetëm tre akuza zyrtare siç është ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit kryer në formën e Grupit kriminal me 16 persona të tjerë si dhe “Vrasjes me paramendim” kryer në formën e “Grupit kriminal” ndaj Edmir Bregut alias “Malokut”. Aldo Avdyli, i njohur si ‘nipi’ i Astrit Avdylit, në fakt janë kushërinj dhe jo lidhje xhaxha dhe nip.

Advertisement