Connect with us

Politike

Spartak Ngjela: Berishës nuk i interesojnë emrat që nxorrën Primaret

Avokati Spartak Ngjela ka folur mbi zhvillimet më të fundit politike, brenda dhe jashtë vendit.

Duke nisur nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, Ngjela tha  se pavarësisht se në parim është një hap pozitiv, në thelb ngelet farsë.

Sipas tij, primaret nuk do të kenë ndikim në formimin e listave me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, qëllim për të cilin është pretenduar se po bëhet ky proces.

“Si koncept ishte zhvillim. Por fakti që paskan dalë kundër Saliut u tregua që “ku shkove, atje ku ishe”. Ai ktheu prap dhunën në politikën e brendshme të PD-së.

Nuk i interesojnë këta që erdhën, seç kërkon të nxjerrë, nuk kupton gjë fare. Ende nuk dimë do dënohet apo jo. Ka një barrë thesë në krah dhe merret me bretkosa, të shikojmë gjyqin”,- tha Ngjela.

Për avokatin, Partia Socialiste nuk do ketë aspak kosto elektorale nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

“Si bën gjë fare, ajo parti nuk i nxjerr votat nga individët, janë votat e partisë ato. Dhe kanë filluar që në vitin 46’-47’. Nuk kanë nevojë farë për emra. PS dhe pastaj seç nxjerr PS, ata kanë adhurues”,- u shpreh ai.

“Nuk kanë kundërshtarë. Kundërshtarët janë në batak. Nuk kanë fjalë jo më fjali, as program, as sistem mendor, as ide”,- theksoi Ngjela.

Advertisement