Politike
Starmer vizitë zyrtare në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të vizitës së tij zyrtare, e para e një lideri britanik që zhvillohet në vendin tonë. Starmer u prit në presidencë nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin po zhvilloi edhe një takim.
Më pas shkoi në kryeministri, ku u prit nga Rama. Së bashku do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, të parashikuar në orën 12:40. Nga delegacionet e dy qeverive, do të firmosen dy marrëveshje. Njëra do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial. Marrëveshja e dytë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni.
Rreth orës 13:00, do të do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

