Connect with us

Aktualitet

“Sterilizimi”/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Klodian Rjepajt, e lë në qeli

Rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë duke e lënë në qeli.

Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit, Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj mbahet në paraburgim lidhur me hetimet për dosjen “Sterilizimi”, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale: “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”. 

Në Mars të vitit qw lamw pas, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Në bankën e të akuzuarve wshtw ish-ministri i Shwndetwsisw, Ilir Beqaj, Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit.

Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën ‘detyrim me paraqitje’. Ish-zyrtarët akuzohen për ‘falsifikim dokumenti’ dhe ‘shpërdorim detyre’. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Advertisement