Connect with us

Kronike

‘Street food festival’ në Tiranë

Nga data 23 deri në 29 Nëntor, Sheshi Italia në Tiranë do të kthehet në një kënd shijesh, pasi do të rikthehet festivali I vetëm I ushqimit ambulant Tirana Street Food Festival

Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.

Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Evropian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në qytet mijëra të rinj nga e gjithë Evropa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.

Ndërkaq, për vitin 2023, Tirana është shpallur si Qyteti Europian i Sportit.

Ndër qytetet e tjera që e kanë marrë këtë titull, radhiten edhe Getafe dhe Bilbao në Spanjë, Firenze dhe Siena në Itali, Setubal dhe Brana në Portugali apo Nice në Francë.

Advertisement