Moti është bërë i paparashikueshëm gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Një ditë më parë të banorët e Tiranës ishin dëshmitarë të një stuhie të paprecedentë shiu në kryeqytetet.
Ndërkohë që ditën e sotme stuhia ka “zbritur” në Librazhd.
Në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit ka reshje të dendura shiu, si dhe rrëshqitje gurësh në rrugë duke vështirësuar qarkullimin.
Gjithashtu raportohet që në zonë të ketë patur edhe një sasi të konsiderueshme breshëri.