Connect with us

Bota

Suedi/ Vritet Salwan Momika, njeriu që dogji Kuranin në vitin 2023 duke shkaktuar protesta në vendet islamike

Salwan Momika, njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në disa vende islamike, është qëlluar për vdekje në banesën e tij në qytetin Sodertalje, Suedi. E ka raportuar Policia.

“Një burrë u gjet i qëlluar me armë zjarri në një shtëpi në Hovsjo, Sodertalje, të mërkurën vonë në mbrëmje. “Viktima ishte 38-vjeçari Salwan Momika, i cili vdiq nga plagët e marra”, raporton transmetuesi shtetëror suedez SVT.

Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar dhe një zëdhënës i policisë së Stokholmit tha se pesë persona janë arrestuar në lidhje me hetimin e vrasjes. Viktima ende nuk është bërë zyrtarisht i identifikuar.

Protestat e furishme në vendet islamike

Momika, një refugjat irakian, dogji Kuranin për herë të parë në vitin 2023, në shenjë proteste kundër Islamit. Herën e parë jashtë një xhamie në Stokholm dhe e dyta jashtë ambasadës së Irakut. Protestat e Momikës fillimisht u ndaluan nga policia dhe më pas u autorizuan nga autoritetet suedeze, të cilat thanë se ishin pjesë e lirisë së shprehjes.

Advertisement