Connect with us

Bota

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit/ Macron, Starmer dhe Merz diskutojnë në një bisedë telefonike për përshkallëzimin e tensioneve

Kancelari gjerman Friedrich Merz , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer kanë folur në telefon për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Lajmin e ka konfirmuar sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Ata diskutuan sulmet e sotme izraelite kundër programit bërthamor iranian dhe përgjigjen ushtarake të Iranit dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, shtoi zëdhënësi.

Izraeli ka kryer sulme ndaj centraleve bërthamore në Iran, tha ushtria izraelite, ndërsa shpërthime u raportuan në Teheran. Sulmet ishin pjesë e Operacionit tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shtuar se Irani ishte një kërcënim për vetë mbijetesën e Izraelit.

Gjithashtu Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke thënë se vendi pret kundërsulme në të ardhmen e afërt. Televizioni shtetëror iranian tha se zonat banesore në Teheran u goditën dhe se midis të vrarëve kishte civilë përfshirë fëmijë megjithëse kjo nuk mund të verifikohej në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se shefi i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, u vra në një sulm ajror.

Advertisement