Connect with us

Bota

Sulmet në Iran, Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Vramë komandantin e Forcës ‘Quds’

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se ka vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, gjatë një sulmi në Teheran.

“Avionë luftarakë goditën në zemër të Teheranit, duke shënjestruar Daoud Ali Zadeh, një zyrtar të lartë në Forcën Quds dhe komandant i Korpusit të Libanit”, ka deklaruar zëdhënësi i IDF-së, gjeneral brigade Effie Defrin.

Forca Quds është një nga degët e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, (IRGC).

“Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez, dhe ne e goditëm dhe e eliminuam në tokë iraniane”, shtoi Defrin.

Sipas një deklarate të IDF-së, Zadeh ishte komandanti më i lartë iranian përgjegjës për Libanin, duke e akuzuar atë për “udhëheqjen dhe koordinimin e kapaciteteve të zjarrit të Hezbollahut dhe grupeve të tjera aleate”.

“Izraeli nuk do të lejojë që elementë iranianë, të cilët pengojnë rimëkëmbjen e Libanit dhe forcojnë Hezbollahun, të vendosen në Liban”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

Advertisement