Bota
Sulmi i Hamasit në Izrael, BE pezullon pagesat për palestinezët
BE-ja ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për popullsinë palestineze në pritje të rishikimit të programeve të ndihmës të zbatuara tashmë për një total prej 691 milionë eurosh.
Këtë e ka bërë të ditur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se tanimë gjërat nuk mund të jenë si dikur.
“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Gjërat nuk mund të shkojnë si dikur,” theksoi ai.