Connect with us

Aktualitet

Sulmi kibernetik / Ja logoja që u shfaq në kompjuterët

Shqipëria është bërë sërish objekt i një sulmi kibernetik, ndërkohë që shënjestër këtë radhë ka qenë sistemi TIMS.

Ndërkohë, në kompjuterët të cilët kanë qenë funksionalë gjatë momentit të sulmit është shfaqur logoja e mëposhtme.

Sulmi kibernetik / Ja logoja që u shfaq në kompjuterët e hakuar,

Nga ana tjetër, sipas Zërit të Amerikës, policia ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut, i cili nxori nga funksioni për disa ditë me radhë e-Albanian, por dhe disa nga faqet zyrtare të institucioneve në vend.

Sulmi kibernetik në sistemin TIMS, reagon Ministria e Brendshme: Nga të dhënat, sulmi është kryer nga e njëjta dorë.

“Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal.

Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht.

Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”

 

Advertisement