Politike
Sulmi ndaj ‘Prestige’, Bardhi: Rama të tërhiqet, është një akt preson ndaj medias
Deputeti i PD, Gazment Bardhi iu është bashkuar reagimeve për sulmin e paprecedentë sot te Prestige Resort, ku u konfiskuan dy godina.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi i bën thirrje Qeverisë të tërhiqet nga aktet e presionit ndaj mediave.
Postimi i Bardhit
Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo akt presoni ndaj medias. Aksionet policore të herëpasherëshme ndaj bizneseve të “Focus Media Group”, dhe konfiskimi i pronave pa vendim gjyqësor, janë të papranueshme në një shtet të së drejtës dhe vend kandidat për në BE.