Connect with us

Aktualitet

Sulmi në Gramsh merr përmasa ndërkombëtare

Sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë që ndodhi ditën e djeshme në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kanali informativ britanik Sky News, i cili i ka kushtuar një rëndësi të madhe luftës në Ukrainë që pasi nisi në shkurt, e raportoi ngjarjen të shtunën mbrëma.

Media greke zougla.gr, Protothema, media e njohur ‘The Guardian’, media ruse, ‘the moscow times’ apo edhe Reuters pasqyruan ngjarjen e ndodhur. Në shkrime përmendej edhe deklatata e kryeministrit Edi Rama i cili bëri të ditur se dyshimet e para jane se tre personat, dy nga rusia e një nga ukraina mund të jenë spiunë.

REAGIMET/ Sulmi në uzinën ushtarake në Gramsh merr vëmendjen

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *