Politike
Supervjedhja, reagon Partia Demokratike
Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLORIANA GARO
Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.
Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.
Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.
Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë.
Kur Partia Demokratike fliste për avionë droge, qeveria thoshte se janë mushkonja. U desh të binte avioni i një italiani, që të përgligjej denoncimi i ish-kryeministrit Berisha.
Kur Partia Demokratike denoncon tenderat 400 milionësh, Bashkia, qeveria dhe mercenarët e tyre, thonë se ne po pengojmë punë publike.
Kur Partia Demokratike flet papushim për inceneratorët, mercenarët na thonë, se pse nuk përmendim emrat e oligarkëve.
Kur Partia Demokratike denonconte, 6 vjet me pare vjedhjen e 8 milionë eurove ne shtepite e Mama Gjiknurit dhe Beqes, Edi Rama fshihte vjedhjen vetem e vetem per te mbuluar krimin e shemtuar te ministrave te tij.
Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysëm milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldes të cilin e bëri publik Partia Demokratike.
Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, cdo dite dhe muaj te vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, taimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.
Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro.
Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet.
Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama.
Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset.
Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën.
Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve te ngrihemi e te largojme Edi Ramen!
Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë!