Bota
Synonin trafikantët e drogës, Jordania sulmon Sirinë, 10 të vdekur mes tyre dhe fëmijë
10 persona përfshirë dhe fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore jordaneze në Sirinë jugperëndimore. Dëshmitarët thonë se shtëpitë e dy burrave, Omar Talab dhe Turki al-Halabi, u goditën dhe u shkatërruan në Arman. Talab, nëna dhe tezja e tij u vranë, si dhe shtatë anëtarë të familjes së Halabi duke përfshirë gruan e tij dhe dy vajzat e vogla.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 10 persona u vranë në sulmet në Arman, duke përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë që u bllokuan nën rrënoja. Ai gjithashtu shtoi se kjo ishte hera e tretë këtë vit që avionët luftarakë jordanezë kanë shkelur territorin sirian. Ryan Marouf tha për agjencinë e lajmeve Reuters se sulmi dukej që ishte një përshkallëzim nga Jordania për luftës së saj kundër tregtarëve të drogës.
Ai shtoi se forcat jordaneze po synonin fermat për ruajtjen e drogës përpara se të kontrabandoheshin përtej kufirit, si dhe shtëpitë kryesore dhe strehët e tregtarëve të njohur të drogës. Ushtria jordaneze njoftoi gjithashtu më 6 janar se kishte vrarë pesë persona në përleshjet me kontrabandistët e armatosur që kishin tentuar të kalonin nga Siria. Lufta e drogës në Jordani bëhet një luftë vdekjeprurëse e pashpallur. Gjithashtu Jordania thotë se ka vrarë 27 kontrabandistë droge nga Siria.