Connect with us

Politike

Tabaku në krye të PD? Alibeaj zbulon kushtin që ka

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj se do ta mirëpriste caktimin e Jorida Tabakut të krye të PD pas dorëheqjes së tij. Gjatë një intervistë për ‘Euronews’, ai theksoi se do të ishte dakord me Tabakun në krye të PD për hir të anormalitetit në të cilën gjendet sot partia dhe me qëllimin e vetëm riorganizimin sa më shpejt të saj.

“Nuk kam votuar për Bardhin se nuk kam qenë në mbledhje. Dua që statuti të respektohet. Sipas rregullores se grupit parlamentar duhet të jetë kryetari i partisë që të caktojë kreun e grupit. Kryetar nuk ka pas dorëheqjes sime. Për hir edhe të anormalitetit në të cilën ndodhet PD, do të thosha po për Tabaku (në krye të PD), po për të mos lënë vakume. Të gjitha këto akte do të shërbejnë që sa më parë të nisë riorganizimi i PD. Zgjedhjet krijuan edhe një moment solidariteti të të gjithë mbështetësve të PD”, tha Alibeaj.

Advertisement