Politike
Tabaku ‘urdhër’ SPAK: Të hetohen krimet zgjedhore
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian u mblodh për të diskutuar në lidhje me prioritetet e saj për vitin 2023. Në hapje të mbledhjes kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, u shpreh se Këshilli dhe opozita ka si synim përshpejtimin e “procesit të integrimit europian dhe mbi të gjitha viti ku do të nisë rrugëtimi për të “Ndërtuar Europën këtu!”
Ndër të tjera, Tabaku i bëri thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani që të caktojë një prokuror special që të hetojë krimet zgjedhore.
“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti zonja Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çcështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Siaps saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria. Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime. Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi I zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”- tha ajo.
Në praninë e reporteres për Bashkimin Europian, Isabelle Santos, Tabaku foli dhe për ndryshimet ligjore që pritet të marrin formë në ditët në vijim pas punës së Komisionit ad hoc të ngritur në kuvendin e Shqipërisë. Ajo argumentoi se qëllimi i rishikimit të ligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit ka për qëllim rritje e rolit të kuvendit dhe gjithpërfshirjen e shoqërisë në proces.