Bota
Tajfuni ‘Nanmado’/ Japonia dridhet nga frika
Tajfuni ‘Nanmadol’ ka ngjallur frikë. Teksa po lëviz drejt Japonisë jugperëndimore, ka detyruar autoritetet të kërkojnë evakuimin deri tani të rreth 3 milionë banorëve
Mijëra japonezë të tjerë, ata që kanë kundërshtuar, kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo në strehimore.
Agjencia Meteorologjike Japoneze ka raportuar se tajfuni tani është afër ishullit jugor Yakushima, me erëra prej 162 kilometrash në orë.
Deri tani pa enegji janë mbi 25,000 familje ndrsa trenat rajonalë, fluturimet e brendshme dhe tragetet janë pezulluar.
Paralajmërimi “i veçantë”, sic edhe ka ndodhur, lëshohet vetëm kur parashikohen kushte ekstreme moti, t ndodhura vetëm një herë në disa dekada. Tajfuni pritet të mbërrijë në Tokio ditn e martë.