Bota
Takimi i fshehtë i Donald Trump në Korenë e Jugut! Çfarë po diskutohet brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe këshilltarët e tij po përgatiten në heshtje për të udhëtuar në Korenë e Jugut në tetor për takimin e ministrave të tregtisë së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, këtë lajm e kanë bërë të ditur tre zyrtarë të administratës së Trump për CNN.
Samiti që do të mbahet mes periudhës së fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, shihet si një mundësi e mirë takimi mes Trump dhe udhëheqësit kinez Xi.
Zyrtarët u shprehën se ky takim ndërmjet dy udhëheqësve mund të shihet si një mundësi e mirë bashkëpunimi, sidomos për Trump, i cili mund të sigurojë më shumë investime ekonomike për SHBA, kjo e fundit ka qenë një ndër arsyet kryesore të udhëtimeve të fundit të presidentit amerikan.
Prania e Trump në rajon mund ta vendosë atë në një pozicion për t’u ulur përsëri me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, megjithëse nëse Kim do të marrë pjesë është ende një pikëpyetje. Por zyrtarët thonë se po i kushtohet më shumë vëmendje organizimit të një takimi të mundshëm me Xi.
Ky udhëtim, vjen në një kohë kur marrëdhënia mes Trump dhe Xi, por edhe Kim është në pozita të vështira.

