Connect with us

Bota

Takimi me Sunak, Netanyahu: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Rishi Sunak, se vendi i tij po lufton një “bosht të së keqes” të udhëhequr nga Irani, raporton CNN.

“Hamasi janë nazistët e rinj, ISIS-i i ri dhe ne duhet t’i luftojmë ata së bashku. Ne ishim në prag të zgjerimit të kësaj paqeje dhe shkatërrimi i kësaj lëvizjeje ishte një nga arsyet pse u ndërmor ky veprim. Kjo është ora jonë më e errët. Kjo do të thotë se do të jetë një luftë e gjatë dhe ne do të kemi nevojë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, tha Netanyahu.

Ndërkohë Sunak tha se Britania mbështet “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Kryeministri britanik tha gjithashtu se: E pranojmë se populli palestinez është gjithashtu viktima e Hamasit dhe kjo është arsyeja pse unë mirëpres vendimin tuaj të djeshëm për të siguruar që rrugët për në Gaza do të hapen për hyrjen e ndihmave humanitare.”

Advertisement