Connect with us

Rajon

Takimi në Ohër/ Stoltenberg: Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve nga Ohri dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që ta zbatojnë sa më shpejt.

“Unë e mirëpres marrëveshjen dhe tani është e rëndësishme që të zbatohet shpejt dhe plotësisht marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës. Dhe sigurisht, ne mbështesim fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Aleatët dhe NATO ofrojnë mbështetje politike. Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me BE-në, por edhe me Prishtinën dhe Beogradin”, tha Stoltenberg i pyetur lidhur marrëveshjen e Ohrit gjatë prezantimit të Raportit Vjetor për vitin 2022.

Ai përsëriti se NATO-ja mbështet përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes misionit të KFOR-it dhe vuri në dukje se ushtarët e NATO-s në Kosovë janë vendimtare për të mundësuar dhe mbështetur procesin politik.

Advertisement