Kosova
TAKTIKA E MASHTRUESIT/ Si e përdor Vuçiç Kosovën për të larguar vëmendjen nga studentët
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic ka zbuluar në mbledhjen e Qeverisë se ka informacione se në ditët në vijim Qeveria e Prishtinës do të fajësojë serbët për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc.
Lidhur me kete, Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, tha per median serbe ‘Danas’ se kjo nuk është asgjë e re dhe se qeveria e Prishtinës e ka bërë tashmë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti fillimisht e përkufizoi këtë ngjarje si një akt terrorist.
“Në Kosovë populli ynë po lufton fort për mbijetesë dhe për legjitimitet politik. Ajo që mund t’ju them është se regjimi i Kurtit në ditët në vijim do t’i shpallë fajtorë serbët pa asnjë provë material por me nje qëllim të qartë politik. Ai do te perpiqet në çdo mënyrë të ndalojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme” – deklaroi Vuçiq.
Beogradi nuk ka bërë shumë deklarata për këtë rast deri më tani. Disa ditë pas shpërthimit, Vuçic tha se Serbia nuk kishte asnjë lidhje dhe se ai mbështet fillimin e një hetimi ndërkombëtar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Prandaj është interesant fakti që Vuçic I eshte rikthyerkësaj teme në kohën kur bllokadat e studentëve po vazhdojnë në gjithë Serbinë dhe duket se ato nuk do të ndalen.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a është qëllimi i Vuçiqit që të shfrytëzojë temën e Kosovës dhe shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc për të larguar deri diku vëmendjen nga protestat, bllokadat dhe qytetarët e pakënaqur, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq tha se prej kohësh ka pasur përpjekje për të rikthyer në plan të parë çështjen e Kosovës, për të larguar vëmendjen dhe për të lehtësuar presionin ndaj qeverisë, që ushtrohet përditë nga problemet e brendshme.
Janjic shtoi se tema e Kosovës u rikthye me sukses në diskursin publik pikërisht përmes zgjedhjeve në Kosovë, por edhe kujtoi se kjo është një “lojë e vjetër”.
“Ne kemi Albin Kurtin armikun tone kurse per hero kemi Vucicin, I cili do të na mbrojë nga Kurti. Kjo eshte e gjithe cfare presidenti serb do te na tregoje, por në thelb të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka ndikim në Kosovë” – theksoi Janjic duke potencuar: –
“Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, ashtu si dhe Banjska, është i shkëlqyeshëm për menaxhimin e konfliktit dhe tani është e qartë se autoritetet serbe nuk e konsiderojnë më Kosovën problem të brendshëm, por ndërkombëtar”