Kronike
Tap në timon, policia bën kërdinë në Kukës
KUKËS- Dy drejtues mjetesh janë arrestuar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë gjetur në timon në gjendje të dehur. Për pasojë e dehjes, një nga drejtuesit e mjeteve, ka përplasur dy automjete.
Njoftimi i policisë:
DVP Kukës/Shërbimet e Policisë Rrugore, kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë 24 orëve, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues automjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, konkretisht shtetasit: -Q. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vlahën, Has, pasi u kap në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; – A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Kukës-Krumë, ka përplasur dy automjete. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.