Connect with us

Kronike

Tapë në timon, i riu tenton të korruptojë policët për të shmangur gjobën

Një 27-vjeçar i cili drejtonte makinën pa vendosur rripin e sigurimit dhe në gjendje të dehur është vënë nën hetim nga policia e Tiranës.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Policia njofton se “në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.”

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Advertisement