Connect with us

Kosova

Tapeti i kuq/ Kujt po i tregon muskujt Aleksandër Vuçiç

Çështja se çfarë lloj politike të jashtme dhe rajonale po ndjekin autoritetet serbe, duke pasur parasysh se ata kanë lista me persona, para së gjithash, qytetarë të vendeve të rajonit, të cilëve u ndalohet hyrja në Serbi, ose të paktën pritet për t’u përballur me ngacmime të konsiderueshme në kufij, u bë aktuale më shumë se rastet e tjera, natyrisht, kur një këngëtare nga Kroacia – Severina Vuçković “u përplas” në atë rampë.

Por, ndërkohë që regjimi i Aleksandër Vuçiqit bën lista për artistë, njerëz të thjeshtë që vijnë në Serbi për të punuar ose bashkëpunuar me kolegët e tyre, për shkak të gjuhës së urrejtjes që ata hedhin në hapësirën publike në raport me kombet e tjera, e ashtuquajtura rampë e hyrjes ekziston ekskluzivisht dhe vetëm për ta.

Për faktin se disa njerëz në rajon ndjekin politikën e Aleksandar Vuçiq dhe përpiqen ta zbatojnë atë, Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, thotë se kjo është një politikë dritëshkurtër.

“Politika e jashtme e autoriteteve serbe ka të njëjtat synime si çdo politikë tjetër e tyre – të bindë elektoratin se Serbia është e kërcënuar dhe se hapja më e madhe ndaj botës, veçanërisht ndaj rajonit, do të ta dëmtojë” – deklaroi Popovic, sipas te cilit kjo forcon sundimin autoritar dhe i mban votuesit në frikë të vazhdueshme si edhe dëshmon për mjerimin e politikës radikale.

Nga ana tjeter, sipas psikologut Zharko Koraç,  kushdo që kontrollon të tashmen, kontrollon të kaluarën dhe sipas tij shume shpejt mund te vendoset kushti që të huajt të hyjnë në Serbi pasi te kalojne proven e përshtatshmërisë politike

Advertisement