Kosova
Targat/ Kurti ‘zbutet’, tërhiqet nga data 1 nëntor
Kryeministri Albin Kurti, u shpreh se për targat ilegale KM, nga muaji prill nuk do lejohet qarkullimi derisa, vendimi u mor sipas Kurtit si përgjigje ndaj ndjeshmërisë së ndërkombëtarëve për sigurinë.
Shefi i ekzekutivit njoftoi po ashtu për disa masa që do të merren nga 1 nëntori për ngasësit e automjeteve me targat KM.
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar në vizitën e tij të fundit në Kosovë i ka kërkuar Kurtit të shtyjë afatin për 10 muaj, kërkesë të cilën
e kishte mbështetur edhe Bashkimi Evropian, në mënyrë që të evitohet tensionimi i situatës në veri të vendit.
Qeveria e kosovës kishte shtyrë një herë vendimin që parashihej të hynte në fuqi më 1 shtator, pasi më 31 korrik serbët bllokuan rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Kështu ekzekutivi kërkoi që nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë që kanë në përdorim targat e lëshuara nga autoritet e Serbisë, për territorin e Kosovës t’i kthejnë në targa të Republikës së Kosovës.