Aktualitet
Të arrestuarit e operacionit ‘Tempulli’ lihen në burg, ndryshohet masa për 3 vajzat
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 61 të arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ndërkohë masa është ndryshuar për vetëm 3 vajza nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim paraqitje”. Ndërsa masat e tjera janë lënë të pandryshuara.
23 grupe kriminale u goditën në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u shtri në gjithë vendin dhe mbi 230 persona u vunë në pranga.
Më herët diutën e sotme, Gjykata e Vlorës vendosi masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj. Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.