Connect with us

Kronike

Të dehur dhe pa dokumente, arrestohen 21

Policia e Tiranës ka publikuar raportin e punës përgjatë javës që lamë pas, ku në fokus ka pasur shkeljen e rregullave të qarkullimit  rrugor. Kështu, 21 persona janë arrestuar ose proceduar pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Gjatë javës që lamë pas 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative

Advertisement