Connect with us

Bota

Të lodhur nga lufta dhe frika, dhjetra ushtarë ukrainas dezertojnë gjatë stërvitjes në Francë

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ngritur alarmin se bota do të përballet me disa luftra rajonale. Këtë fakt e ka bërë të ditur Admirali i lartë i NATO-s, Rob Bauer. Në një prononcim për prestigjiozen “Financial Times”, Bauer theksoi se duhet një ribalancim i fuqisë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara apo edhe Rusisë.

“Nëse pllakat tektonike zhvendosen, do të keni tërmete. Nëse pllakat e pushtetit gjeopolitik ndryshojnë, do të keni luftëra,” tha ai.

“Unë nuk mendoj se do të ketë luftëra botërore në vetvete, por luftërat rajonale, siç e shohim tani, ndoshta janë pjesë e së ardhmes sonë të afërt”, shtoi admiral Bauer.

Lutja e admiralit hollandez vjen ndërsa qeveritë evropiane përpiqen të rrisin prokurimin dhe prodhimin e tyre ushtarak për të vazhduar armatosjen e Ukrainës, dhe vetëm disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka kërkuar që Evropa të mbështetet më pak te SHBA për sigurinë e saj.

Sipas Bauer, agjencitë perëndimore të vlerësimit, bankat dhe fondet e pensioneve po tregohen shumë naive në shmangien e investimeve në mbrojtje. Bauer tha se një dështim nga investitorët për të kuptuar rolin e tyre në “mbrojtjen kolektive” do të thotë se ata rrezikonin të humbnin fonde të konsiderueshme nga qeveria në vazhdën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në 2022.

Sakaq, bëhet e ditur se sipas informacioneve nga ushtria franceze, dhjetëra ushtarë ukrainas dezertuan gjatë stërvitjes së tyre në Francë. “Ka pasur një numër dezertimesh, por këto janë shumë të vogla duke pasur parasysh numrin e njerëzve të trajnuar”, tha një zyrtar i ushtrisë franceze.

Dezertimi nuk dënohet në Francë.

“Nëse dikush dezerton, një prokuror francez nuk ka autoritet ta arrestojë atë person”, tha zyrtari i ushtrisë franceze, citon media gjermane “Die Welt”.

Ushtria franceze ka trajnuar 2300 ushtarë në një brigadë të quajtur “Ana e Kievit” në territorin francez. Anna Yaroslavna ose Anna e Kievit ishte mbretëresha e Francës nga 1051 deri në 1060 si gruaja e dytë e Henrikut I të Francës. 2200 ushtarët e tjerë të brigadës u trajnuan në Ukrainë. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Mykhailo Drapatyj, foli për disa media të hënën për “problemet” me njësinë e ushtrisë.

Advertisement