Connect with us

Aktualitet

“Të mbyllet Tik Tok”, disa sociologë e shikojnë të rrezikshëm qëndrimin në rrjete sociale

Sociologët pohojnë se rrjetet sociale kanë humbur qëllimin e tyre fillestar për t’i shërbyer biznesit dhe marketingut të produktit, duke sjellë pasoja të rënda në deformimin e shoqërisë.

Qëndrimi i gjatë në telefon, përdorimi i rrjeteve të ndryshme sociale ka bërë që fëmijët të janë më të ekspozuar ndaj kriminalitetit ndërsa prindërit janë të pafuqishëm për ti kontrolluar ata gjatë gjithë kohës ndaj sociologët rekomandojnë mbylljen e tyre.

Teksa shoqëria shqiptare po tronditet rëndë nga ngjarje kriminale ku përfshihen të miturit, ajo që vihet re është se janë rritur edhe rastet e abuzimit dhe ngacmimit seksual të tyre. Në qarkun e Korçës prej fillimit të këtij viti sipas të dhënave nga policia janë regjistruar 11 raste të abuzimit dhe ngacmimit seksual ndërsa sociologia thotë se rehabilitimi i viktimave mbetet një nga sfidat më të vështira ndaj duhet më shumë punë parandaluese

Vetëm një javë më parë dy vajza 14 vjeçare denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht nga mësuesi i tyre me mesazhe që kishin përmbajtje skandaloze përmes aplikacionit “Whatsapp ndërsa më herët një tjetër rast abuzimi seksual i një të miture që kishte zgjatur për 4 vite u denoncua në fshatin Sheqeras.

Advertisement