Pinknews
Të nderuara k*rva, nuk kam para/ G Bani shpërthen me një mesazh brutal për vajzat që kërkojnë lidhje me të

Reperi i njohur shqiptar G Bani ka bërë një deklaratë që ka trazuar rrjetin, duke shpërthyer me një listë prej 12 pikash të drejtpërdrejta drejtuar çdo vajze që mund ta shohë si partner të mundshëm në të ardhmen.
Në një postim në Instagram Story, ai u drejtohet hapur, pa filtra (dhe me fjalor brutal) me fjalët:
“Të nderuara k*rva! Para se të bie sërish në dashuri me ndonjërën prej jush, po u sqaroj disa gjëra për mu’ që t’u kursej ju kohën dhe vetes time lotët e zhgënjimit.”
Më pas vijon me një rrëfim personal të sinqertë e të fortë:
Nuk kam të ruajtura lek. As euro. As paund. As cash. As në bankë. As pasuri të patundshme.
Jam i papunë. Nuk marr rrogë.
Nuk pi drogë. Të asnjëlloj.
Pi duhan.
Jam xheloz. Shumë xheloz. Jo se ça ke qenë para meje. Po se ça je me mu’.
Nuk godas femër. Po arriti aty puna, më shpifesh dhe largohem.
Po të bëra bllok për çështje xhelozie, dmth se të dua.
Po të putha në buzë dmth se të dua.
Kur të dua nuk tradhtoj.
Kur nuk të dua, them se të dua.
Kur ndamë, të mendoj shumë non stop ç’a do që të bëj. Ditën, natën, non stop.
Disa herë më mban fiksimi vite, disa herë javë. E kam deri sa të kuptoj që nuk më don.
Në fund, reperi përmbyll deklaratën me një ironi therëse:
“Ju falem nderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”
tema

