Connect with us

Kosova

Të Pamundshme, Non-sens, Ka kolapsuar/ Janjiç flet për masat e Vuçiçit ndaj Kosovës

“Të pamundshme”, “Non-sens”, “Ka kollapsuar” – Keto ishin përfundimet qe përsërit opinionisti i shquar serb, Dushan Janjic, teksa analizoi konferencën e jashtëzakonshme të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçic, ku shpaloi disa të ashtuquajtura ‘masa’ dhe kërkesa për rikthimin e serbëve në institucionet kosovare; nga ku para dy viteve i kishte urdhëruar vetë të dalin.

Kthimin në ‘Status Quo Ante’, Janjic e quan “të pamundur” dhe thjesht për konsum të brendshëm politik, por sipas tij, “historia s’kthehet prapa”.

I pyetur për të ashtuquajturën “prokurori speciale” për të përndjekur, sic u deklarua Vucic, “kush shkel të drejtat e serbëve në Kosovë”, Janjic theksoi se ky është “non-sens”, se “eshte politike’ dhe se në realitet “nuk mund të bëhet nje gjë të tillë”.

I pyetur nese mund të jetë kjo kërëcënim për serbët në institucionet kosovare, analisti I njohur politik deklaroi:

“Ky është problemi, sepse në fund të këtij tregimi qe na paraqiti Vucic, kjo lloj prokurorie speciale mund të përndjekte vetëm serbët dhe asnjë tjetër. Do thoja që politikisht dhe ligjërisht është non-sens, e pakuptimtë, që s’bëhet, as implentohet. Thjesht do të mund të kapet dikush që hyn në territorin e Serbisë; dhe efekti politik është komplet negativ për komunitetin serb që kryesisht është edhe dezintegrim i tyre” – deklaroi Dushan Janjic.

Për masën tjetër – që Serbia shpall zonat e banura me shumicë serbe në Kosovë si zona të veçanta për mbrojtje sociale – Janjic theksoi se kjo gje eshte kthim ne vitin 2014, kur Vuçic me Gjuricin e shpallen veriun ‘Zonë të Zhvillimit, kurse tani “Zonë Sociale” – theksoi analisti serb.

Performancën dhe përmbajtjen e konferencës së Vuçicit, Janjic e sheh si tentim “për të hequr përgjegjësinë për kolapsimin e politikave të tyre, që Albin Kurti qenka përgjegjës se pse serbët i paskan lënë institucionet”. Sipas Janjic, kete askush nuk e beson.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, beson se Aleksandar Vuçiq “duhet të ndërrojë krejtësisht politikën” dhe “Ajo çfare është e frikshme, është se ai s’ka asnjë ide për ta ndryshuar”.

“Gabimi i politikës serbe është se lidhi gjithçka me Asociacionin. Kjo është diçka që duhet të rishqyrtohet, s’është siç ishte paramenduar ne vitin 2013. Mendoj se tani është koha për ndërrim të tërësishëm, dhe hapi i parë duhet tew jete njohja e realitetit te ri, dhe realiteti është që Serbia nuk mund të financojë, mbështesë apo mbajë gjallle institucionale paralele që nuk ekzistojnë” – deklaroi Janjic.

Advertisement