Kosova
Të pushtohet Serbia/ Eksperti ka një porosi për Kurtin
Teksa vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta, ku ka pasur edhe kritika nga ana e ndërkombëtarëve, gjithashtu edhe tentativa për ta bërë këtë çështje, pjesë të dialogut në Bruksel, ka komentuar edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger, sipas te cilit, shtrirja e monedhës euro në të gjithë territorin e Kosovës është një vendim tejet i duhur, se një gjë e tillë do duhej të bëhej nga UNMIK-u në vitin 2002., dhe se vazhdimi i dinarit në rajonet e minoritetit serb ishte një gabim i madh i administratës ndërkombëtare të Kosovës.
Në gjykimin e Fehlinger, Euro dëshmoi themelin e fortë të rindërtimit të Kosovës dhe është arsyeja kryesore pse pjesa më e madhe e Kosovës është sot, vetëm 25 vjet pas luftës, një ekonomi evropiane e zhvilluar në mënyrë të arsyeshme me 10 miliardë euro GDP dhe standarde të arsyeshme jetese duke pasur parasysh neglizhencën e plotë nga Jugosllavia, luftën dhe shtypjen gjatë dekadave. Euro ishte e rëndësishme për sigurinë e investimeve dhe integrimin ekonomik të Kosovës në tregjet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që Kosova i ka arritur shumë më mirë se ekonomitë në tranzicion jo euro në Ballkan”.
Sipas ekspertit austriak, është pikërisht dinari, shkaktari kryesor pse vendet e banuara me shumicë serbe nuk janë të zhvilluara dhe këtu nuk kanë faj as Kosova as BE-ja. Madje ai e cilesoi dinarin si monedhë që nxit ekonomi kriminale.
“Dinari si monedhë dhe strukturat kriminale të ekonomisë largojnë investimet normale dhe çojnë në ekonominë politike kriminale të stilit mafioz në zonën e pakicës serbe, veçanërisht në veri, e cila ka kulmuar me aktin terrorist në Banjska të kryer nga i njëjti grup mafioz politik që kontrollon paratë që rrjedhin nga Serbia në Kosovë dhe pengojnë investimet normale të biznesit me metodat e bandës së tyre mafioze. Kjo duhet të ndryshojë tani. Vendimi i qeverisë Kurti për të hequr dinarin është absolutisht i saktë dhe duhet të mbështetet nga të gjithë evropianët” – theksoi eksperti I njohur austriak, duke shtuar se edhe BE duhet të insistoj që Serbia ta pranojë euron njëjtë si Kosova.“Është më shumë se ironike që Serbia në vitin 2024 e vendos Ballkanin në prag të luftës së ardhshme për euron duke pretenduar se euro është një rrezik për mirëqenien e serbëve të Kosovës, ndërsa dinari vetë është një euro e fiksuar në 117 dinarë. Pra, për një kandidat të BE-së, e lidhur me euron dhe e varur nga euro për tregti, kredi, investime, remitanca dhe subvencione, nisja e luftës kundër euros në Kosovë, është pak përtej të kuptuarit njerëzor “ – analizoi Fehlinger dhe potencoi se Kosova duhet të mbrohet dhe Serbia duhet të mposhtet e pushtohet, nëse fillon luftë me Kosovën.