Politike
Të rinjtë e FRPD ndalojnë Ramën: O nuk ke shanse me lëviz
Kudo ku është kryeministri Edi Rama, ka protesta. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë grumbulluar para hyrjes së televizionit Klan dhe po presin mbërritjen e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në orën 21.00 do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevizu në një intervistë në studion e emisionit “Opinion”,
“O nuk ka shanse me lëviz unë, nuk lëviz unë more. Çfarë ligji po shkelim ne. Ja po rrimë këtu dhe po bëjmë muhabet me njëri-tjetrin. Çfarë ligji po shkelim ne? Kemi respekt, por na lini edhe ne në punën tonë, nuk po bëjmë as zhurmë dhe asgjë,”-dëgjohet të thotë një nga protestuesit në videon e hedhur nga faqja e emisionit në rrjetet sociale.
Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, të rinjtë e FRPD-së janë grumbulluar në trotuarin para hyrjes së televizionit, ndërkohë që pranë tyre janë mbledhur edhe uniformat blu duke krijuar edhe një kordon sigurie.