Një grua u plagos nga të shtënat me armë zjarri nga rojet e sigurisë jashtë selisë së CIA-s në Langley të Virxhinias. Sipas burimeve të mediave amerikane, gruaja, e cila po drejtonte makinën e saj, nuk u ndal para hyrjes kryesore të ndërtesës.

Personeli i sigurisë më pas hapi zjarr. Gruaja, e plagosur, por jo në rrezik për jetën, u arrestua më vonë.

“CIA konfirmon se ka pasur një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë”, tha një zëdhënës i agjencisë amerikane. “Porta kryesore është aktualisht e mbyllur, punonjësit po detyrohen të përdorin rrugë alternative” – përfundoi ajo.