Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 42-vjeçari kallëzon në polici

Mëngjesin e sotëm në kryeqytet janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Rasti është denoncuar në polici nga një 42-vjeçar i identifikuar me iniciale R. Z., i cili pretendon se në drejtim të tij teksa ishte në automjet dikush ka qëlluar me armë dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Don Bosko’ ndërsa policia po punon për të identifikuar autorin.

Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mediat kanë publikuar disa foto ekskluzive të autorit, i cili qëlloi në drejtim të Rudolf Zefit mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ . Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në ‘Don Bosko’. Ai është afruar dhe ka qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia nuk e ka identifikuar plotësisht autorin, por dyshon se bëhet fjalë për një person që nuk ka shumë që ka dal nga burgu.

Advertisement