Kronike
Të shtënat me armë në Rrëshen, kush janë personat që u përfshinë në konflikt
NTV.AL ka mësuar identitetin e tre personave që u përfshinë në një konflikt të çastit në Rrëshen, e cila më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Personat që qëlluan me armë zjarri janë Martin dhe Enrik Bardhaj, babë e bir, ndërsa personi i tretë është Sajmir Reçi.
Babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi janë konfliktuar Reçin, kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të këtij të fundit. Gjatë largimit, Reçi ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas, Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, Martinin, kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Reçi.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasit M. B. dhe E. B, babë e bir, pasi janë konfliktuar me shtetasin S.R, kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të këtij të fundit.
Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.
Fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi S. R.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar teksa policia është vënë në ndjekje të babë e bir.