Connect with us

Bota

Teksasi refuzon të bindet rreth telave me gjemba, ekstremistët e djathtët po armatosen…

Tensionet mes qeverisë amerikane dhe Teksasit për kontrollin e kufirit SHBA-Meksikë kanë hyrë në një fazë të re dhe duket se autoritetet teksasiane nuk e kanë në plan të heqin dorë nga planet e tyre për të vendosur tela me gjemba në kufi.

“Qeveria federale shkeli marrëveshjen midis SHBA-së dhe shteteve. Dega ekzekutive e SHBA-së ka një detyrë kushtetuese për të zbatuar këto ligje dhe i ka shkelur ato. Rezultati është një rekord për migrimin e paligjshëm. Veprimet e Bidenit kanë shkaktuar një pushtim të emigrantëve nga ne duhet të mbrohemi”, tha guvernatori.

Për gjithë situatën ka reaguar edhe patrulla kufitare e cila tha se nuk planifikojnë të heqin telat me gjemba që janë vendosur përgjatë kufirit jugor.Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi më parë se telat me gjemba që autoritetet e Teksasit vendosën pranë brigjeve të Rio Grande duhet të hiqen. Megjithatë, telat mbetën në vend pasi zyrtarëve federalë nuk iu lejua qasja në zonë.Ndërsa Shtëpia e Bardhë i quajti politikat e Teksasit dhe guvernatorit Abbott çnjerëzore dhe kundërproduktive, guvernatori tha se ai po mbronte shtetin nga një “pushtim”.Nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se nëse Kongresi miraton projektligjin për sigurinë e kufirit, ai do të mbyllë kufirin.Fakti që situata është e rëndë dëshmohet nga njoftimet e ekstremistëve të djathtë në SHBA-së, të cilët paralajmëruan një tubim të quajtur “Na ktheni kufirin tonë”.Kolona e armatosur duhet të lëvizë në kufirin me Teksasin dhe të djathtët theksuan në kanalet Telegram se mitingjet do të mbahen në Arizona, Kaliforni dhe Teksas.

Advertisement