Aktualitet
Temat më të nxehta/ Lala: Çfarë u diskutua në takimin mes Altin Dumanit dhe përfaqësuesit të DASH

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi dhe politikë, duke theksuar se SPAK ka rifituar mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një moment kritik për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lala u shpreh se asnjë informacion konkret nga takimi mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe zyrtarit të DASH në Uashington nuk ka dalë, megjithatë ajo përmendi disa çështje të mundshme që mund të kenë qenë në fokusin e diskutimeve.
“Dukej sikur SHBA-të kishin tërhequr vëmendjen nga politika shqiptare dhe se SPAK kishte humbur mbështetjen e tyre. Por ky takim i thirrur në këtë moment kaq të ndjeshëm tregon qartë se SPAK shihet si partneri kryesor dhe strategjik i SHBA në Shqipëri,” u shpreh Lala.
Klodiana Lala: Kryeministri Rama ka dështuar për të patur takim me zyrtarë të lartë të SHBA, duket se ka pasur një heqje të vëmendjes të SHBA nga politika shqiptare dhe u duke sikur SPAK kishte humbur mbështetjen e tyre por thirrja e Dumanit pak kohë para krijimit të kabinetit të ri qeverisës, kur flitet shumë për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka pasur disa goditje në nivelet e larta, SPAK mesa duket shihet si partneri kryesor dhe strategjik I SHBA.
Kushdo që pretendon se ka të dhëna në lidhje me atë që është diskutuar në takim po jep një lajm të rremë, pasi në takim ka qenë vetëm Dumani dhe përfaqësuesi i DASH.
Një ndër çështjet që e shoh është ajo e McGonigal, SPAK ka dërguar një letërporosi në SHBA që deri tani nuk ka ardhur, ndoshta ka qenë pjesë e diskutimit. Ka një sërë çështjesh që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Është çështja e LSI.
Sa i përket krijimit të kabinetit të ri, një ndër pikat që media ka raportuar në përzgjedhjen e ministrave të rinj, është që Rama dërgon në poste kryesore njerëz që nuk kanë probleme me SPAK. Pra ai në një farë mënyrë është i interesuar se cilët nga ministrat aktualë jkanë nën hetim nga SPAK”, u shpreh ajo.

