Connect with us

Politike

Tenderat e AKSHI/ Bushati: Kur dështon plani i vjedhjes, futen në punë grupi kriminal dhe policia

Analisti Andi Bushati, ka folur për hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI dhe kthimin e këtij institucioni në një grup kriminal.

“Kur plani i vjedhjes me tender nuk realizohet, futet në pjesë edhe një grup kriminal, që të shantazhon për të çuar përpara projektin. Kur grupi kriminal mund të mos ketë sukses të plotë, ka mbështetjen e policisë, një njeri pyet, si mund të bësh tendera fallco, të vjedhësh lekët, të merresh me banda rrëmbyese, të kesh suportin e policisë?

Këtu vijmë te intervista e Ahmetajt, që tha është Agasi koordinator i krimit me Ramën dhe kjo shpjegon si vepron sahati pa u prekur. Vjedh me tendera, rrëmben, ke policinë suport në rrëmbim. Pa një pushtet të paimagjinueshëm askush nuk e bën dot.

Kush e vërteton skemën? Si në rastin Balluku, prokuror ditëziu, ankohet në ambasadë amerikane, thotë më kanë kërcënuar në shtëpi. Po Meçja? Nuk shkon në polici, por shkon në ambasadë. Njerëz që kanë afinitet me këtë regjim kanë kuptuar se nuk ke mbrojtje në asnjë institucion të këtij regjimi, qoftë një biznesmen, qoftë një prokuror. Prandaj thashë në pjesën e parë, nuk jemi më në çështje kronike të zezë, qytetarët duhet të marrin në dorë, të firmosin, të shkojnë në GJK, të fillojnë lëvizje për nxjerrjen jashtë ligji të PS, si bandë kriminale që del në punë për të zhvatur këtë vend”, tha Bushati.

Advertisement