Connect with us

Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, Vjosa me KFOR-in, NATO shkon në Beograd

Teksa janë bërë 11 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Petar Petkoviç reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti duke thënë se çdo veprim do të nxiste përshkallëzimin. Petkoviç, politikani serb i cili aktualisht është drejtor i ‘Zyrës për Kosovë dhe Metohi’ shkroi se tentativat për heqje të barrikadave do të konsideroheshin si përgjigje ndaj dhunës.

“Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës e Metohisë që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë”, tha Petkoviç.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen për një kohë të gjatë. Tensionet kanë nisur prej datës 10 dhjetor në veri të Kosovës. Por pasditen e së dielës pati protestues nga Serbia që u mblodhën pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”. Ata dogjën pankarta, shanë misionin e KFOR-it, ndërsa dëgjoheshin edhe shpërthime e madje tentuan edhe ta kalojnë kufirin.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s shtuan prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë.

Tensionet në veri/ Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

1671097387_osmani.GIF

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, për zhvillimet e fundit dhe gjendjen e sigurisë.

Megjithatë, më shumë detaje nga ky takim nuk janë bërë publike.

Takimi i Osmanit me komandantin e KFOR-it vjen në ditën e njëjtë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në koordinim me këtë mision të NATO-s në Kosovë për largimin e barrikadave, që janë vendosur nga disa serbë lokalë.

Admirali i NATO-s takon Vuçiçin në Beograd

1671528961_20221210194049art.jpg

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të presë sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch.

Takimi, sipas presidencës serbe, do të mbahet nga ora 10:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por se “nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë”.

Advertisement