Bota
Tensionet rriten: Venezuela ndalon disa shtetas amerikanë
Autoritetet venezueliane kanë ndaluar disa shtetas amerikanë ditët e fundit, në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar presionin ushtarak dhe ekonomik ndaj Karakasit, raporton The New York Times, duke cituar një zyrtar amerikan.
Sipas raportimit, mes të ndaluarve janë tre persona me dy shtetësi, venezueliane dhe amerikane, si dhe dy shtetas amerikanë që, sipas zyrtarëve, nuk duket se kanë lidhje të drejtpërdrejta me Venezuelën.
Zyrtari amerikan tha se, ndërsa disa prej tyre përballen me akuza penale të konsideruara legjitime nga autoritetet vendase, administrata amerikane po shqyrton mundësinë që të paktën dy prej tyre të shpallen zyrtarisht si të ndaluar “padrejtësisht”.
Ndërkohë, këto zhvillime vijnë paralelisht me zgjerimin e operacioneve ushtarake amerikane në Karaibe dhe Paqësorin Lindor, të nisura në muajin shtator. Washingtoni pretendon se këto operacione synojnë goditjen e trafikut të drogës, duke raportuar mbi 100 të vrarë në dhjetëra sulme.
Administrata Trump ka shtuar gjithashtu presionin ndaj Venezuelës përmes sekuestrimit të anijeve, bllokadave të cisternave të naftës dhe rritjes së pranisë ushtarake pranë ujërave venezueliane, veprime që Karakasi i ka cilësuar si “pirateri ndërkombëtare”.shba
arrestime
venezuele
tensione
trump
maduro
bota