Connect with us

Kronike

Tentoi të ekzekutonte të riut, zbardhet sulmi ndaj shqiptarit në Itali! Arrestohet bashkëkombësi i tij

Policia italiane ka zbardhur autorin e atentatit e dështuar ndaj një 28-vjeçari shqiptar në Itali, ngjarje e4 tetorit. Shqiptari u godit me plumb në gjoks teksa po udhëtonte me makinë për në punë por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi autorin e dyshuar, i cili është një tjetër bashkëkombës i tij, i identifikuar si Altin Jakini 29 vjeç. Për shkak te plagëve, shqiptari përfundoi me makinë në kanal të thatë, ku u gjet dhe më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, pasi ende nuk dihet nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.

Advertisement