Kronike
Tentoi të vidhte një automjet, vihet në pranga 33-vjeçari
SARANDË- Një 33-vjeçar me inicialet F. O., banues në Tiranë është kapur në flagrancë nga policia në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë.
33-vjeçari, banues në Tiranë, rezulton autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, në 29 mars 2023, ku ka vjedhur një shumë parash në një banesë. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi nga policia Sarandë
Sarandë/Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Zbardhet 1 vjedhje tjetër e kryer më parë nga ky shtetas, në qytetin e Sarandës. Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1, Sarandë, duke tentuar të vidhte një automjet tip “Benz”, të parkuar në këtë rrugë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes të pronës, konkretisht më datë 29.03.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.