Connect with us

Politike

Tenxhere komike/Tritan Shehu sqaron ftesën e Trump

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar ftesën që Shtëpia e Bardhë i ka dërguar Shqipërisë për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar për planin e paqes në Gaza. Sipas tij, ky është një hap pozitiv që duhet mbështetur, por thekson se përfshirja e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin Edi Rama apo qeverinë aktuale, duke i quajtur interpretimet e tilla “komike” dhe një përpjekje për të personalizuar një proces të mirëfilltë gjeopolitik.

Shehu argumenton se zhvillimet lidhur me planin e paqes, i cili kalon në fazën e dytë të zbatimit, nuk janë të lidhura me kryeministrin Rama apo anturazhin e tij. Ai deklaroi se ftesa është pjesë e një plani të gjerë gjeopolitik dhe i është dërguar një numri të konsiderueshëm vendesh në botë. “Të kërkosh ta personalizosh këtë gjë, të kërkosh të thuash ‘unë kam super role’, kur realisht nuk ke asgjë të tillë, ti dëmton edhe rolin e Shqipërisë dhe imazhin e saj,” u shpreh ai.

Gajte një interviste, Ish-ministri i Jashtëm renditi arsyet strategjike pse Shqipëria është përfshirë në këtë nismë. Sipas tij, vendi ynë është përzgjedhur për shkak të qëndrimit të tij të fortë pro-amerikan që nga viti 1992, marrëdhënieve të mira si me Izraelin ashtu edhe me vendet arabe, si dhe mungesës së konflikteve apo interesave të drejtpërdrejta në rajon. Gjithashtu, u theksua roli i Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s pa ambicie specifike rajonale dhe si një shembull i harmonisë fetare.

Duke shpjeguar strukturën e nismës, Shehu bëri të ditur se ftesa për Shqipërinë është për të qenë pjesë e Këshillit të Bordit, së bashku me rreth 100 shtete të tjera. Ai sqaroi se letra e ftesës është një tekst standard dhe identik i dërguar në shumë kryeqytete, duke përfshirë edhe atë drejtuar Presidentit të Paraguajit. Më tej, ai shtoi se Komiteti Ekzekutiv i bordit ka një listë të paracaktuar dhe nominale prej nëntë anëtarësh, ku Shqipëria nuk bën pjesë. Kjo, sipas tij, dëshmon se procesi është formal dhe jo i bazuar në merita personale.

Edvin Parruca: Deklarimi nga ana e Shtëpisë së Bardhë e kalimit në fazën tjetër tani të planit të paqes për Gazën dhe anonçimi i një bordi të paqes ka krijuar diskutime edhe në Shqipëri pas publikimit që kryeministri Rama i bëri ftesës që i ishte bërë edhe Shqipërisë për t’u bashkuar në këtë të ashtuquajturin bordin e paqes. Do doja të ndaleshim njëherë te diskutimet që janë krijuar në Shqipëri, po pastaj të trajtojmë çështjen e planit dhe mundësisë së arritjes së një paqeje permanente në Gaza. Së pari te kjo, çfarë, si do ta gjykonit këtë ftesë për Shqipërinë?

Tritan Shehu: Shiko, së pari dua të them që është një hap pozitiv, shumë pozitiv, kalimi në fazën e dytë të planit Trump për paqen dhe stabilitetin dhe zhvillimin në Gaza. I cili lidhet padyshim me krijimin tashmë dhe të bordit të paqes. Është një hap që duhet mbështetur, tregon suksesin e planit të presidentit Trump dhe unë i uroj që të zhvillohet duke realizuar objektivat e tij shumë të rëndësishme që janë për stabilitetin jo vetëm në Gaza, jo vetëm me Izraelin, por në Lindjen e Mesme në tërësi dhe në gjeopolitikën në tërësi. Kjo është e para që dua të them.

E dyta, unë dëgjova dhe kam dëgjuar spekulimet e Ramës, anturazhit, patronazhistëve, për të personalizuar një gjë të tillë dhe më duken them të drejtën një çikë komike thëniet e tyre, sepse realisht ky, këto zhvillime nuk kanë të lidhje me Ramën, nuk kanë lidhje me anturazhin e tij, po janë krejt ndryshe dhe shtrihen në një plan tjetër gjeopolitik dhe për atë që i takon Shqipërisë, që është pozitive që Shqipëria të jetë pjesë e bordit, lidhet me elementë të tjerë në vendin tonë që nuk kanë lidhje me këtë regjim.

Pra, unë do ta shtjelloj dy minuta këtë gjë. Çfarë kemi këtu? Kemi disa elementë. E para që të kuptojmë çfarë po ndodh, duhet të shikojmë kush janë strukturat e fazës së dytë të planit të paqes apo apo bordit të paqes. E para, është Këshilli. Për këtë janë dërguar ftesa, po dërgohen ftesa akoma, pritet konfirmimi, një numër shumë të madh të vendeve të botës. Unë pak përpara dëgjova, lexova për shembull që edhe Meloni deklaroi që Italia do ta pranojë. Janë shumë vende të botës që dërgohet, një, është dërguar një ftesë standart, e pandryshueshme në tekst. Unë kam botuar sot për shembull ftesën që i është dërguar Presidentit të Paraguajit, që është dërguar dhe në Tiranë, për pjesëmarrje. Është e njëjta, është identike fare, ku thuhet qartësisht ftesa për të marrë pjesë në bord dhe ana tjetër ka dhe një diçka tjetër, thuhet që gjithsekush, në qoftë se nuk do të paraqitet personalisht, mund të dërgojë një të dërguar zyrtar. Pra nuk është nominale, nuk është individuale, nuk është personale. Janë ftesa që i dërgohet një numër vendesh në botë, një numër të konsiderueshëm. Mendohet për 100, mund të jenë më shumë, mund të jenë pak më pak, por numri është i konsiderueshëm i vendeve. Është pozitive që dërgohet Shqipërisë dhe pse është dërguar dhe Shqipërisë? Unë, këtu ka një analizë për të bërë realisht. Shqipëria, në gjithë këto vite, që nga viti ’92, është demonstruar një vend i fortë pro-amerikan. Një vend i cili ka lidhje të mira, marrëdhënie të mira si me Izraelin, ashtu me vendet arabe apo vendet rajonale. Një vend i cili nuk ka as konflikte dhe as interesa të veçanta qoftë në atë rajon, qoftë dhe në Gaza. Një vend në të cilën ka një bashkëjetesë dhe harmoni të admirueshme fetare. Një vend i cili realisht është anëtar i NATO-s, por pa ambicje speciale apo pa konflikte siç thashë më përpara në atë zonë, në atë zonë. Pra është një vend i përshtatshëm në shumë drejtime për të qenë diçka e tillë. Është një vend që ka ndjekur që nga viti ’92, hap pas hapi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht disa devijimeve që ka realizuar ky regjim së fundmi. Megjithatë, pra në këtë prizëm është një ftesë që i vjen normalisht Shqipërisë, siç po i dërgohet dhjetra vendeve të botës. Unë jam dakord që Shqipëria duhet të marri pjesë në këtë bord dhe duhet ta shfrytëzojë.

Por të kërkosh ta personalizosh këtë gjë, të kërkosh të marrësh, të kërkosh të thuash unë kam super role, kur realisht nuk ke asgjë të tillë, jashtë realitetit, ti dëmton edhe rolin e Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë.  Eshtë komiteti ekzekutiv. Komiteti ekzekutiv përbëhet nga nëntë anëtarë. Lista është e qartë, fillon që nga sekretari i shtetit, që nga i dërguari i posaçëm i Trumpit, kryesohet nga presidenti Trump dhe kjo është lista nominale. Përbëhet nga disa personalitete të sistemit bankar, financiar dhe kjo është lista nominale. Lista nominale kjo është, nuk ka listë tjetër nominale. Kjo është lista nominale e cila është shpallur dhe është thënë qartësisht emër mbiemër dhe janë nëntë personalitete që janë aty. Pastaj është dhe grupi teknik, i cili përbëhet nga teknicienë të Gazës dhe Palestinës që do marrin pjesë në rindërtimin e asaj zone. Kjo është. Pra këtu jemi. Dhe kjo është e vërteta e këtij ndërtimi, të këtij bordi të paqes, i cili kërkon të kalohet tashmë shumë pozitivisht në fazën e dytë të implementimit të planit të Trump për paqen në atë zonë. Ne duhet ta mbështesim, absolutisht si Shqipëri, ne duhet të ndjekim hap pas hapi politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë rajon dhe në gjeopolitikat në tërësi, siç kemi bërë pothuajse historikisht siç ka bërë Shqipëria, dhe kjo është rruga jonë e vetme që kemi. Pra nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është një proçedurë formale, krejt normale, që siç i dërgohet dhjetra vendeve, i dërgohet dhe Shqipërisë. Padyshim, nuk i dërgohet vendeve që janë afër Rusisë, vendeve që janë të varur nga Kina, këtu ka indiferenca. Shqipëria nuk është e tillë dhe Shqipëria është krejtësisht jashtë atyre elementëve. Pra, është një vend i cili hyn në atë suazën e madhe të vendeve që kanë marrë këto ftesa dhe që, dhe që tregon padyshim që ne jemi pro-amerikanë siç kemi qenë dhe siç jemi që nga viti ’92.

Edvin Parruca: Ndërkohë që, është shumë e qartë kjo, kjo pjesa e Shqipërisë. Do t’i rikthehem pastaj përsëri për, për një tjetër linjë aty ku pastaj ndahen Shtetet e Bashkuara nga Bashkimi Evropian, siç ka ndodhur disa herë. Ndërkohë që vendet po, ka vende që kanë pranuar, ka vende që po mendojnë ende për të kthyer përgjigje pozitive, se me sa duket paska dhe një kosto prej gati 1 miliard dollarësh që është kërkuar, besoj si mbështetje për planin atje.

Tritan Shehu: Çështja e kostos, nga sa po lexoja sot, është e ndryshme. Domethënë, është një diçka që është në draft statutin, që nuk është miratuar, që do miratohet, dhe që ka lidhje me anëtarësinë e përhershme, sepse kjo ftesë ka lidhje me një anëtarësi vetëm tre vjeçare…

Advertisement