Connect with us

Bota

Tërmeti/ Frikë dhe panik në Itali, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 ka rënë në Napoli të Italisë. Epiqendra ka qenë në Campi Flegrei, ku shumë njerëz kanë dalë në rrugë të alarmuar pas lëkundjeve që zgjatën disa sekonda. Sipas mediave italiane, të cilave shqiptarja.com u referohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 të mëngjesit, ku një tërmet me magnitudë 4.2 goditi zonën e Campi Flegrei, pranë Napolit. Për momentin nuk raportohet për dëme, por tronditja është ndjerë në të gjithë Napolin, nga Posillipo në Ponticelli. Ndërsa në Fuorigrotta, Vomero, Riviera di Chiaia dhe Capodimonte shumë banorë u zgjuan nga lëkundjet e forta që zgjatën disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit. Paraprakisht është njoftuar për pezullim të shkollave në Pozzuoli.

Advertisement