Bota
Tërmeti në Turqi dhe Siri, mbi 46 mijë të vdekur
Sot bëjnë 14 ditë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar rëndë dhe kanë nevojë për shembje urgjente ose janë shembur. • Numri i të vdekurve në Turqi është 40,642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5,800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh. • Turqia përpiqet të menaxhojë fatkeqësinë, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që u bën presion autoriteteve që të ndalojnë bllokimin e hyrjes në zonë ndërsa kërkon të ndihmojë qindra mijëra njerëz të shkatërruar nga tërmetet. • Ndërsa shqetësimet po rriten për viktimat në Siri pasi ende nuk është një numëri i vërtetuar, ndërkohë që ndihmat nga bota meri kanë depërtuar në vend. • Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se shteti po kujdeset për 1,589 fëmijë jetimë që u ndanë nga familjet e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë 247 të cilët ende nuk janë identifikuar.