Bota
Tërmeti në Turqi e Siri/ Mrekullitë e fundit nën rrënoja
Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në Kahramanmaras, në Turqi, 258 orë pas tërmetit që shkatërroi pjesën jugore të kombit euroaziatik. Në të njëjtin qytet, një tjetër vajzë 17-vjeçare u nxorr e gjallë pas 248 orësh.
Numri i përkohshëm i bilancit të vimtimave është mbi 43 mijë. Megjithatë, mrekullitë si këto po bëhen gjithnjë e më të rralla dhe me kalimin e orëve, numri i të vdekurve rrezikon të rritet sërish. Në fakt, autoritetet kanë frikë se ka ende mijëra njerëz të varrosur nën rrënoja.
Kombet e Bashkuara kanë premtuar ndihmë prej një miliard dollarësh për Turqinë.
Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres tha se Turqia përfaqëson kombin që mirëpret numrin më të madh të refugjatëve dhe se Ankaraja ka treguar, për vite, bujari të madhe ndaj tyre.
“Tani është është koha për të qëndruar pranë popullit turk, ashtu siç është solidarizuar populli turk me ata që kërkojnë ndihmë” – tha Sekretari i përgjithshëm i OKB
Ndërkohë në qytetet e goditura nga tërmeti po punojnë pa u lodhur për të pastruar rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dhe disa projekte rindërtimi kanë nisur tashmë në disa qytete.
Autoritetet turke kanë arrestuar gjithashtu rreth njëqind kontraktorë, duke supozuar parregullsi në ndërtim. Megjithatë, deri më tani, asnjë politikan nuk është përfshirë në skandalin e supozuar.