Connect with us

Kosova

TERROR psikologjik-mediatik për të pranuar fatalisht ndarjen e Kosovës

Prof. Dr. Enver Bytyçi, duke folur per situaten politike mes Kosoves dhe Serbise tha se ne qarqet mediatike, sidomos në Serbi, por edhe në Shqipëri, Kosovë e qytetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut e gjetkë, ka nisur të elaborohet narrativa, sipas së cilës me ardhjen e Donald Trump kërcënohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës. Sipas tij, asnjëri nuk kujtohet se Kosova e Ballkani nuk janë qendra e botës dhe e vëmendjes së presidentit të SHBA.

“Disa janë të shqetësuar, sepse gjatë administratës së pare të Trump pati një plan për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Por asnjë “terrorist” propagande nuk e përmend faktin se ishin vetë dy, liderët e vendeve në konflikt që e propozuan këtë opsion. Ndërkaq marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në zyrën ovale midis tij dhe dy liderëve respektivë, Abdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiq, ishte jashtë skemës së ndarjes së Kosovës, pavaresisht nje menaxhimi te dyshimte të Trepçes dhe Ujmanit.Ndërkohë që njohja e vetme prej gati 7-8 vitesh, ajo e Izraelit, për shtetin e Kosovës ishte një lloj mesazhi se “Kosova do të ekzistojë si shtet”! Ndryshe nga Obama dhe Biden, ish-presidenti Trump i asaj kohe siguroi një njohje të rëndësishme” – ka deklaruar Bytyçi

Sipas tij, një grup “analistësh”, “opinionistësh” dhe demagogësh kanë rifilluar të përdorin një lloj agresioni psikologjik me narrativen se Trump do ta ndajë Kosoven dhe kësisoj do t’i japë fund konfliktit në Ballkanin Perendimor.

“Për këta agresorë propagandistikë rëndësi ka paqja me Serbinë, ndërkohë që kufijtë dhe territoret janë krejt të parëndësishme! Kjo ide fixe është ngjizur që në vitin 1941, kur thuhej se “Pa Jugosllavinë dhe shokun Tito, Shqipëria nuk do të ekzistonte”! Kategoria e këtyre taborreve agresive mediatike jo vetëm kanë marrë detyrë të bëjnë agresion kundër mendimit ndryshe persa i përket epilogut të dialogut, por edhe duan “kupën e fitores”!

Për ta nuk është fitore shtetësia e Kosovës në kufijtë ekzistues, përkundrazi ata konsiderojnë fitore të provojnë se “ishin parashikues të aftë” – ka theksuar profesori I njohur. Sipas Bytycit, mjerisht për ta, ndryshimi i kufijve, pra ndarja e Kosovës, nuk do të ndodhë sepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentja Vjosa Osmani kanë vendosur të mos firmosin asnjë dokument, marrëveshje apo dakordësi që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit……………….. …………….

Advertisement